Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president - Bota Sot
Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president

Maqedonia

Sot është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për president

Më: 21 mars 2019 Në ora: 09:13
Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova

Sot në mesnatë skadon afati për dorëzimin e kandidaturave për president të shtetit deri tek Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Kandidaturën e tij e ka paraqitur vetëm Blerim Reka, si kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita shqiptare, ndërsa këtë priten që ta bëjnë edhe dy kandidatët tjerë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova.

Për zyrtarizimin e kandidaturave për president janë të nevojshme që kandidatët të dorëzojnë 10.000 nënshkrime ose 30 nënshkrime të deputetëve, me çka KSHZ në afat prej 48 orëve pas paraqitjeve, të konfirmojë kandidaturat. Nëse ka parregullsi, atëherë kandidaturat do të kthehen, ndërsa kandidati do të ketë afat prej 48 orëve që t’i largojë parregullsitë.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillon nga 1 prilli dhe do të zgjasë deri më 19 prill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...