Rritje e kreditimit në muajin shkurt, më shumë tek sektori i korporatave

Maqedonia

Rritje e kreditimit në muajin shkurt, më shumë tek sektori i korporatave

Më: 21 mars 2019 Në ora: 18:55
Banka Popullore.

Depozitat totale në shkurt realizuan rritje mujore dhe vjetore prej 1,1 për qind, gjegjësisht 10,3 për qind, gjatë rritjes së depozitave te të dy sektorët, më i theksuar te sektori i amvisërive, bëri të ditur Banka Popullore.

Depozitat totale te sektori i korporatave, në shkurt të vitit 2019, kanë rritje prej 0,8 për qind në bazë mujore, kryesisht nën ndikimin e parave dopozituese dhe të depozitave në valutë të huaj dhe depozitat afatgjate në denarë, në kushte të rënies së depozitave te depozitat afatshkurtra në denarë.

Shkalla e rritjes vjetore e depozitave të sektorit të korporatave është 9,5 për qind dhe në pjesën më të madhe, siç theksohet, sqarohet se me rritjen e parave depozituese dhe të depozitave afatshkurtra në valutë të huaj dhe në denarë.

Në shkurt, depozitat totale të amvisërive u rritën për 0,8 për qind në nivel mujor, në pjesën më të madhe nën ndikimin e rritjes së parave depozituese (79,9 për qind). Rritja vjetore është 8,8 për qind dhe në pjesën më të madhe del nga rritja e parave depozituese dhe depozitat afatshkurtra në valutë të huaj, në kushte të rritjes, por më i matur dhe të depozitave afatgjate në denarë dhe në valutë të huaj.

Pas uljes së zakonshme në janar, kreditë totale shënojnë rritje, që kryesisht del nga kreditimi i rritur i sektorit të korporatave.

Në shkurt, sipas qëllimit të kredive të miratuara të personave fizikë, te kategoria më e përfaqësuar – kreditë konsumatore, shkalla mujore e rritjes është 1,0 për qind, ndërsa në bazë vjetore kjo kategori shënon rritje prej 11 për qind.

Rritje e ngadalësuar është shënuar te kreditë banesore me shkallë të realizuar mujore dhe vjetore të rritjes prej 0,3 për qind, gjegjësisht 13,6 për qind, përderisa te kreditë automobilistike është evidentuar ndryshim i ulur mujor dhe vjetor prej 0,9 për qind dhe 1,1 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat