LSDM: PSP duhet të vazhdojë të punojë si prokurori e veçantë

Maqedonia

LSDM: PSP duhet të vazhdojë të punojë si prokurori e veçantë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 00:27
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së, prej ku sot informuan se kanë dorëzuar vërejtje në 120 faqe për Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, me të cilin rregullohet edhe çështja e Prokurorisë Speciale.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja mbetet e robëruar në matricën e partizimit, presioneve dhe keqpërdorimeve ndaj prokurorisë.

“Sado që të mos i pëlqejë OBRM-PDUKM-së, PSP-ja duhet të vazhdojë të punojë si prokurori e veçantë në zbulimin dhe zbardhjen e rasteve në lidhje me korrupsionin e lartë, duhet të vazhdojë me procedurat para hetimore dhe akuzat të cilat janë ngritur edhe pas 18 muajve pas dorëzimit të materialeve”.

“Këtë e mundëson Ligji i ri për prokurori publike dhe për këtë propozim ligji është zgjidhja më adekuate e cila është dorëzuar dhe e njëjta duhet të zbatohet pa tërheqje, sepse është në interes të drejtësisë, qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Maqedonia e Veriut është shtet juridik ku gjykatat dhe prokuroritë punojnë lirshëm dhe të pavarura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat