Cvetkovski: Fjala “besë” në politikë nuk ka vlerë

Maqedonia

Cvetkovski: Fjala “besë” në politikë nuk ka vlerë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 08:10
Aleksandar Cvetkovski

Aktivist i shoqërisë civile, Aleksandar Cvetkovski i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, përballë kryetarit të Lëvizjes Besa, Billal Kasami, tha se fjala “besë” që është një fjalë shumë e rëndësishme për shqiptarët, që nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, por në politikë nuk ka vlerë.

Pra, në politikën e sotme, veçanërisht atë evropiane, jo vetëm tek ne, fjala besë nuk luan shumë rol, vetë fjala te populli shqiptar është e ndërlidhur me Kanunin e Lekë Dukagjinit, që është një prej kodifikemeve të para të asaj të drejtës morale dhe këtu shqiptarët duhet të jenë krenar me atë Kanun. Por, nga pikëpamja e sotme ai në politikë do të ishte krejtësisht i pavlefshëm në politikë. Unë do të doja në jetën reale të jetë më i pranishëm, por nuk e shoh as këtu, meqë atje ka shumë institucione që do të mund të përdoreshin në njëfarë mënyre, p.sh. siç e kishim sistemin e  … pra, asgjë nuk ka mbetur nga kjo, a më kuptoni, në jetën e sotme, e nga pikëpamja që ka të bëjë me vetë narrativin, pra jo ajo që ndodhi, por si do ta interpretojë opinioni, mendoj se ajo ideja fillestare e Besës është mjaft e dëmtuar me të gjitha gjërat e mëvonshme që ndodhën- deklaroi Aleksandar Cvetkovski, aktivist i shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat