Protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për rastin e policit shqiptar

Maqedonia

Protesta në Shkup, kërkohet drejtësi për rastin e policit shqiptar

Nga: Z.M Më: 22 mars 2019 Në ora: 09:39
Abdylfetah Alimi

Në mesditë janë paralajmëruar protesta për drejtësi në Shkup.

Protesta do të filloj në orën 14:00. Pika e grumbullimit të protestuesve do të jetë Sheshi Skënderbeu, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejtë gjykatës.

Protesta në fjalë vjen pas dënimit me 7 vjet burg për policin shqiptar Fetah Alimi për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Familjarët e Alimit në këtë shohin rast të montuar politik. Dënimi i policit shqiptar ka nxitur reagime të shumta nga familjarët, sektori civil dhe opozita shqiptare, të cilët dënimin e konsiderojnë të padrejtë dhe të montuar politikisht.

Abdylfetah Alimi, njihet në opinion si njeriu që shpëtoi nga vdekja Ziadin Selën, deputetin e Aleancës për Shqiptarët, i cili ishte lënë për të vdekur nga protestuesit e dhunshëm mbështetës të VMRO-së së ish-kryeministrit Nikolla Gruevksit, tashmë i arratisur./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat