Hapet dhoma e leximit e parë në Komunën e Shuto Orizares

Maqedonia

Hapet dhoma e leximit e parë në Komunën e Shuto Orizares

Më: 22 mars 2019 Në ora: 21:01
Dhoma e leximit e parë në Komunën e Shuto Orizares

Për herë të parë në Komunën e Shuto Orizares është hapur dhomë leximi për nevojat e studentëve rom nga kjo komunë.

Dhoma e leximit, e cila është vendosur në hapësirat e shkollës së mesme “Shaip Jusuf”, është hapur me ndihmë të vetëqeverisjes lokale në bashkëpunim me këtë shkollë, ndërsa me iniciativë të studentëve rom.

Në hapjen e kësaj dhome fjalim mbajti kryetari i Shuto Orizares, Kurto Dudush, i cili tha se kjo dhomë hapet për nevojat e studentëve me qëllim që të sigurohen hapësira për mësim.

Ai tha se dyert e komunës gjithmonë do të jenë të hapura për iniciativat e të rinjve dhe për ide të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat