Ministri Edmond Ademi viziton Kroacinë, merr pjesë në zbulimin e shtatores së Nënë Terezës

Maqedonia

Ministri Edmond Ademi viziton Kroacinë, merr pjesë në zbulimin e shtatores së Nënë Terezës

Më: 23 mars 2019 Në ora: 11:30
Edmond Ademi

Ministri për Diasporën, Edmond Ademi sot dhe nesër do të qëndrojë në një vizitë pune në Kroaci, në qytetin e Karllovacit.

Ai do të merr pjesë në zbulimin solemn të bustit të Nënë Terezës në shenjtoren kombëtare të Shën Josifit.

Gjatë ditës së nesërme, ministri Ademi do të takohet me diasporën në Kroaci, të cilët do të njoftohen për strategjinë kombëtare të bashkëpunimit me diasporën.

Ademi pritet ta vizitojë edhe vendin ku është duke u ndërtuar Kisha ortodokse maqedonase në Zagreb, ku do të takohet me At Kirko Velinskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat