URM-ja kryen ushtrime në disa komanda dhe njësi të Shtabit të Përgjithshëm

Maqedonia

URM-ja kryen ushtrime në disa komanda dhe njësi të Shtabit të Përgjithshëm

Më: 23 mars 2019 Në ora: 13:05
URM

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (SHP i URM) njofton se gjatë ditës së sotme janë paraparë ushtrime që janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të komandave dhe njësive të Shtabit.

Sipas tyre, këto aktivitete të planifikuara jashtë orarit të punës realizohen gjatë vitit sipas Planit për trajnim dhe ushtrime të Shtabit të Përgjithshëm.

Për këto aktivitete dhe lëvizjet në garnizonet ushtarake janë bërë njoftimet e duhura institucionale në rajonet ku do të zhvillohen këto aktivitete.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat