Nuk kanë të ndalur zjarret nëpër rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Nuk kanë të ndalur zjarret nëpër rajone të ndryshme të Maqedonisë së Veriut

Më: 23 mars 2019 Në ora: 17:09
Ilustrim

Për shkak të shtimit të zjarreve që mbrëmë shpërthyen në Kallasllar të Velesit, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) edhe sot është angazhuar në shuarjen e zjarreve.

Me këtë rast në përdorim janë vënë dy aeroplanë të cilët kanë kryer gjashtë ndërhyrje, duke hedhur gjithsej 30 tonë ujë.

Sipas DMSH-së, jemi në një periudhë të hershme që të ndodhin zjarre të përmasave të këtilla sepse sapo kemi hyrë në pranverë, ndërsa këto zjarre shpërthejnë zakonisht për shkak të temperaturave të larta.

Bëhet e ditur se zjarri në këtë fshat është lokalizuar sot. DMSH thekson se këto zjarre janë shkaktuar nga faktori njeri.

Një zjarr tjetër ka shpërthyer në rajonin e Rosomanit, afër fshatit Manastirec, duke rrezikuar pishat në Ljubashin e madh. Janë ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat