Mickoski: Nëse fitojmë në zgjedhjet presidenciale atëherë do të rrëzohet qeverisja e tanishme

Maqedonia

Mickoski: Nëse fitojmë në zgjedhjet presidenciale atëherë do të rrëzohet qeverisja e tanishme

Më: 23 mars 2019 Në ora: 19:19
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski e ka vizituar sot Jeni lagjen në qytetin e Manastirit, nga ku thotë se vendi është para një vendimi se çfarë Maqedonie dëshirojmë dhe çfarë vendi do të lëmë për gjeneratat e ardhshme.

Sipas tij, zgjedhjet presidenciale nuk janë vetëm zgjedhje të thjeshta, por zgjedhje nga të cilat varet fati i shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehet se fitorja e mundshme në zgjedhjet presidenciale e kandidates së partisë OBRM-PDUKM do të thotë zgjedhje të parakohshme parlamentare, nga të cilat, sipas tij, qeverisja e tanishme do të rrëzohet.

Nga Manastiri, Mickoski u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje dhe, sipas tij, ta mundin zaevizmin që e ka tërhequr vendin në humnerë.

Në përmbyllje të thirrjes së tij, Mickoski thotë se qëllimi i tyre është bërja e një shteti më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat