LSDM: Përkushtimi i institucioneve në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve jep rezultate

Maqedonia

LSDM: Përkushtimi i institucioneve në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve jep rezultate

Më: 24 mars 2019 Në ora: 13:00
LSDM

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese dërguar në media thotë se efikasiteti i institucioneve është duke dhënë  rezultate, trefish është rritur parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve. Përkushtimi i indtitucioneve në luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve jep rezultate.

“Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2018, trefish është rritur parandalimi i kontrabandimit të emigrantëve në vend. Agjencia Kombëtare për Parandalim të Emigrantëve dhe Tregtisë me Njerëz e formuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike jep rezultate. Institucionet janë trefish më të mira dhe më efikase në parandalimin e kontrabandimit dhe tregtisë me njerëz”, thuhet në njoftim.

MPB me veprimin e saj efikas dhe profesional, tregon si punohet në interes së qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat