Mbi 600 qytetarë pjesëmarrës në garën “Run for Down” në Shkup

Maqedonia

Mbi 600 qytetarë pjesëmarrës në garën “Run for Down” në Shkup

Më: 24 mars 2019 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Përmes garës së vrapimit, mbi 600 qytetarë dolën në mbështetje të personave me sindromin Down, të cilët garuan së bashku me familjet e tyre në garën “Run for Down”.

Ky ishte viti i katërt me radhë i organizimit të ktij vrapimi, ndërsa mjetet e mbledhura do të jepen për pajisjen e Qendrës ditore për personat me sindromin Down.

Kryetarja e klubit “Eskim”, organizatore e aktivitetit, Biljana NIkollovska-Kumanovska shprehu kënaqësinë për dajen kaq masovike të sivjetme.

Sipas asj, kjo ishte e papritur që qytetarët të dalin kaq në numër në këtë aktivitet dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore të ofrojnë mbështetje kaq të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat