23 aksidente gjatë fundjavës, një këmbësor i lënduar rëndë

Maqedonia

23 aksidente gjatë fundjavës, një këmbësor i lënduar rëndë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur gjithsej 23 aksidente, ku një nga këmbësorët ka marrë lëndime të rënda trupore, në 11 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 17 persona, ndërsa në 11 është shkaktuar vetëm dëm material.

Siç informojnë nga SPB Shkup, gjatë fundjavës së kaluar janë sanksionuar 159 shoferë për vozitje të shpejtë, 16 shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vijat e bardha, pesë shoferë për rreshtim jo të rregullt, një për parakalim të paregullt, dy shoferë nuk nuk kanë dhënë leje kalimi veturave në zonat e udhëkryqit, 51 shoferë për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, 11 shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 29 shoferë për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Policia e komunikacionit ka shqiptuar 206 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me veturën speciale “karrotreci” janë larguar 139 vetura.

Nga komunikacioni janë përjashtuar gjithsej 61 shoferë, ku 50 para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe 11 fillestarë, si dhe katër teknikisht të parregullta dhe 62 automjete të paregjistruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat