Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa të mëdha në kalimet kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa të mëdha në kalimet kufitare

Më: 25 mars 2019 Në ora: 10:01
Rurgë në Maqedoni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndërprerje. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruktim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelojmë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat