Lokalizohen zjarret në rrethinën e Velesit

Maqedonia

Lokalizohen zjarret në rrethinën e Velesit

Më: 25 mars 2019 Në ora: 11:38
Zjarr

Mbrëmë vonë rreth orës 21:00 tërësisht është shuar zjarri i madh pyjor në afërsi të Bogomilës dhe u shpëtua manastiri te vendi i quajtur “Nedelna Voda”.

Në shuarjen e zjarrit, i cili shpërtheu paradite, janë përfshirë zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Velesit dhe shoqata vullnetare zjarrfikëse “Vidra” nga Velesi, si dhe nga popullata vendore nga Bogomila.

Siç tha për AIM, Lupço Nikollovski, komandant Njësitit të Zjarrfikësve në Veles, i cili u përfshi në aksionin për shuarjen e zjarrit, janë investuar përpjekje mbinjezërore që të ballafaqohen me stuhinë e zjarrit dhe ta shpëtojnë manastirin.

Ndryshe, të punësuar në SP “Babuna” nga Velesi dje tërësisht e kanë shuar zjarrin te fshati Omorani, i cili shpërtheu të shtunën, e ku u dogjën pesë hektarë pyll i ulët mbi manastirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat