Bekteshi: Këtë vit presim rritje të re rekorde të investimeve

Maqedonia

Bekteshi: Këtë vit presim rritje të re rekorde të investimeve

Më: 25 mars 2019 Në ora: 12:47
Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në intervistë për televizionin lokal “Gurra” foli për situatën ekonomike në vend, investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe politikat që i krijon Qeveria për tërheqjen e tyre, si dhe ndikimin e stabilitetit të shtetit në nivel të investimeve – ekzistuese dhe potenciale.

Bekteshi tha se hyrja në NATO e siguron stabilitetin dhe sigurinë e shtetit, gjë që kontriboi për rritje rekorde të investimeve prej mbi 624 milionë euro, prej të cilave pjesa më e madhe janë nga BE-ja, SHBA-ja dhe Turqia, që i hap dyert për vende të reja dhe mirë të paguara të punës, rritje të standardit të jetesës dhe rritje të shkallëzuar ekonomike. Ai theksoi se për këtë vit presim vlerë rekorde të re të investimeve, rreth një miliardë euro dhe mbi 30 kompani të mëdha.

Ai foli për programin për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrje, për rritjen e përkrahjes për kompanitë në vitin 2018, respektivisht biznes subjektet kanë pasur në disponim 47 milionë denarë dhe me to është siguruar përkrahje të zhvillimit të mbi 150 ndërmarrjeve.

“Këtë vit ndërmarrjet kanë madje diçka mbi 53 milionë denarë, të ndara në pjesë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, për të cilat veçmë janë aktive disa masa, një pjesë për politikën industriale, ku përkrahje do të marrin subjektet nga industria përpunuese, një pjesë për shoqërim klaster dhe një pjesë për punë shoqërore-përgjegjëse”, tha ministri Bekteshi.

Ai foli për trendin e rritjes të BPV, i cili është pozitiv, që, sipas tij, konfirmon se politikat ekonomike qeveritare janë të vendosura në mënyrë të rregullt dhe se masat mirë të paramenduar në të gjitha sektoret i japin rezultatet e pritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat