Në Maqedoninë e Veriut numri i të prekurve nga tuberkulozi është zvogëluar në vazhdimësi

Maqedonia

Në Maqedoninë e Veriut numri i të prekurve nga tuberkulozi është zvogëluar në vazhdimësi

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:01

“Ditën botërore kundër tuberkulozit e shënojmë për ngritjen e vetëdijes, mundësitë për parandalim dhe kontroll të sëmundjes, e cila edhe pse mundet të shërohet, ende paraqet epidemi në shkallë të lartë në pjesën më të madhe të botës. Në Maqedoninë e Veriut, tuberkulozi është në ulje të vazhdueshme. Në vitin 2007, janë regjistruar 563 të prekur, ndërkaq në vitin 2018 numri është zvogëluar dyfish dhe gjithsej janë regjistruar 217 persona me tuberkuloz”, theksoi në konferencën për shtyp ministri Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka ndarë 25 milionë denarë për programe parandaluese për tuberkulozin. Me mjetet nga programi, bashkë me Institutin për Luftë Kundër Tuberkulozit për momentin janë duke u furnizuar aparate për rengen me vlerë prej 4.5 milionë denarë, të cilat janë për Institutin.

Ministri rikujtoi se nga viti i kaluar shteti plotësisht i financon programet për HIV/SIDA, tuberkulozin dhe malarian, për të cilat ndahen mjete me vlerë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat