Shtatë punonjës shëndetësor sëmuren nga fruthi në Strugë

Maqedonia

Shtatë punonjës shëndetësor sëmuren nga fruthi në Strugë

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:10
Spitali i Qytetit në Strugë

Gjithsej shtatë persona nga Spitali i Qytetit në Strugë ditëve të fundit janë diagnostifikuar me epideminë e fruthit, ndërsa edhe katër të tjerë janë të dyshuar se janë prekur nga kjo sëmundje.

Sipas informacioneve nga spitali, të gjithë të sëmurit janë dërguar për mjekim, ndërsa kanë marrë masa që sëmundja mos të përhapet edhe tek personeli tjetër mjekësor, raporton Alsat-m.

Në gjitha departamentet në spital është vendosur ndalesë për vizitë të pacientëve dhe po merren masa për dezinfektimin e gjitha hapësirave.

Ndryshe, ditëve të fundit ka filluar vaksinimi i gjithë personelit në Spitalin e Strugës, të cilët deri tani nuk kanë qenë të vaksinuar ose kanë marrë një dozë të vaksinës.

Sipas informacioneve të Alsat deri tani në Strugë janë regjistruar 20 persona të sëmurë nga fruthi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat