Maqedoni, nga 200 deri më 400 euro dënim për kryetarët e komunave të cilët nuk kanë paraqitur pasuritë e tyre

Maqedonia

Maqedoni, nga 200 deri më 400 euro dënim për kryetarët e komunave të cilët nuk kanë paraqitur pasuritë e tyre

Më: 25 mars 2019 Në ora: 16:15
Komisioni për Antikorrupsion në Maqedoni

Nga 200 deri më 400 euro, dënim do të duhet të paguajnë 18 kryetarë të komunave të cilët nuk kanë raportuar pasuritë ose nuk kanë dorëzuar deklaratë deri tek Komisioni për Antikorrupsion.

Gjashtë prej tyre nuk kanë paraqitur as njërën as tjetrën. Në mesin e kryetarëve të komunave për të cilët Komisioni për Antikorrupsion do të ngre procedura janë kryetarët e Haraçinës, Gostivarit, Ohrit, Gazi Babës, Kavadarit dhe Dellçevës.

Komisioni do të kryejë verifikim e pasurisë edhe të presidentit Gjorge Ivanov. Dje u njoftua se Presidenti, i cili i përfundon mandati më 12 maj, ka blerë dy banesa në Vodno, të cilët janë në ndërtim e sipër, të i cilat janë të regjistruar në emrin e djalit të tij.

Nga kabineti i presidentit këtë e kanë demantuar, dhe deklaruan se do të bashkëpunojnë me Komisionin për verifikimin e pasurisë së presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat