A ishte deputeti shqiptar në protestën kundër ndërhyrjes së NATO’s në 1999, flet ai

Maqedonia

A ishte deputeti shqiptar në protestën kundër ndërhyrjes së NATO’s në 1999, flet ai

Më: 25 mars 2019 Në ora: 17:17
Artan Grubi

Deputeti shqiptar në parlamentin Maqedonisë, Artan Grubi ka reaguar pas lajmit të rrejshëm se ai kishte marrë pjesë në protestat e vitit 1999 kundër sulmeve të NATO’s ndaj ushtrisë serbe.

Grubi përmes një postimi në Facebook e ka quajtur shpifje të opozites publikimin e fotos nën supozimin se ishte ai.

“Unë skuqem nga turpi i mjerë i telallëve opozitar për derexhën e rrjedhur në të cilën paskan ra për të krijuar shpifje të tilla të ulta tragji-komike. Zoti ju udhëzoftë në rrugë të drejtë, larg përgojimeve dhe shpifjeve”, ka shkruar Grubi.

Image

Gjatë ditës së se djeshme ishte postuar një foto nga protesta e maqedonasëve kundër ndërhyrjes së NATO’s në vitin 1999. E, njëri nga protestuesit u paraqit si deputeti shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat