Pollog, mungesë e vaksinës kundër Hepatitit

Maqedonia

Pollog, mungesë e vaksinës kundër Hepatitit

Më: 25 mars 2019 Në ora: 21:32
Ilustrim

Për gati një vit të tërë Qendra për Shëndet Publik në Tetovë dhe Gostivar nuk posedon vaksinën për Hepatitin A dhe B. Pacientët e Tetovës dhe Gostivarit udhëtojnë deri në Shkup për të pranuar vaksinën mbrojtëse nga kjo sëmundje infektive. Mjekët thonë se gati një vit ka që kur e kanë shkruar tenderin dhe janë në pritje që të paraqitet ofruesi.

“Sa i përket vaksinës hepatit B, tanimë një vit ne kemi shkruar tender dhe çdo moment presim që vaksina kundër kësaj sëmundje infektive hepatit B të arrijë në Qendrën për Shëndet Publik Tetovë. Problemi është se ne si vend i vogël nuk kemi ofrues për tenderët tonë për sasinë e vaksinave që i kërkojmë”, theksoi Suzana Subasiq, Qendra për Shëndet Publik Tetovë.

Ministri i Shëndetësisë tha se tanimë kanë gjetur furnizues dhe sasitë e nevojshme kanë arritur në vend, pritet të bëhet vetëm shpërndarja e tyre nëpër spitalet të cilat kanë mungesë.

“Bëhet fjalë për mungesë të cilën e paraqitën disa Qendra për shëndet publik, folëm me furnizuesin, ai e mori për detyrë të sigurojë sasinë e nevojshme, besoj se tanimë ka mbërritur sasia e duhur e vaksinave në shtet dhe tani duhet të distribuohen në qytetet ku mungon, megjithatë një sasi e caktuar është në dispozicion në Qendrën Për Shëndet Publik në Shkup dhe ajo sasi shfrytëzohet nga gjithë pacientët në nevojë deri në momentin kur nëpër Qendrat tjera të distribuohen sasitë e reja”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Hepatiti B është një sëmundje infektive e mëlçisë. Virusi transmetohet gjatë kontaktit me gjakun e infektuar dhe lëngjet tjera trupore, si pështyma, djersa apo loti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat