Seanca të tre Komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Seanca të tre Komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:12
Kuvendi

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Komisioni për politikë të jashtme dhe Komisioni ligjvënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Iniciativa për debat mbikëqyrës për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për zbatim, i dorëzuar nga deputeti Panço Minov, si dhe Propozim – ligji për mbikëqyrje inspektuese në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme do t’i shqyrtojnë Propozim – ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për shkëmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të klasifikimit të informacioneve, si dhe Propozim-ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella pronësore-juridike.

Këto dy propozim ligje, si dhe Propozim-ligji për mbikëqyrje inspektuese në lexim të dytë janë në rend dite edhe të Komisionit ligjvënës-juridik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat