Bolaris: Në librat e Greqisë do të kyçet emri Maqedonia e Veriut

Maqedonia

Bolaris: Në librat e Greqisë do të kyçet emri Maqedonia e Veriut

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:13
Zv. kryeministri për Punë të Jashtëm të Greqisë, Markos Bolaris

Zv. kryeministri për Punë të Jashtëm të Greqisë, Markos Bolaris në përgjigjen me letër tha se në librat e Greqisë do të kyçet emri i ri “Maqedonia e Veriut, siç e parashikon marrëveshja e Prespës për vendin fqinj, përcjell AIM nga Athina.

Ai u pyet nga dy deputetët grek Jorgos Kumucakos dhe Niki Karameos.

“Greqia si vende anëtar, mes tjera edhe në OKB, BE, UNESKO, Këshillin e Evropës dhe OSBE, i respekton principet e mospërdorimit të dhunës në lidhjet në mes shteteve, principeve në mes shteteve, paprekshmërinë e kufijve dhe të mospërdorimit të urrejtjes verbale në shkrimin e librave që shfrytëzohen në Greqi. Sipas kësaj, në librat që përdoren në Greqi, nuk ekziston irredentizëm siç theksohen në nenin 9 paragrafi 5 nga marrëveshja e Prespës”, shkruan Bolaris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat