Pushteti dhe opozita nesër në takim të ri për të arritur marrëveshje për PSP-në

Maqedonia

Pushteti dhe opozita nesër në takim të ri për të arritur marrëveshje për PSP-në

Më: 27 mars 2019 Në ora: 13:54
PSP

Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës maqedonase nesër do të mbajnë takim të ri, ku do të tentojnë të arrijnë marrëveshje për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale.

Takimi është caktuar në orën 18:00 në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë.

Të dy palët edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar dhe mund të arrihet marrëveshje.

Zaev mbrëmë në debat me Mickoskin tha se do të pranojnë gjithçka që nuk nënkupton falje ose mbrojtje të krimit.

Ndërsa Mickoski tha se partia e tij edhe tek Ministria e Drejtësisë edhe tek bashkësia ndërkombëtare ka dorëzuar 65 amendamente, për Ligjin për Prokurorinë Publike.

Në ndërkohë, pushteti ka ftuar në takime edhe opozitë shqiptare Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët, të cilat kohëve të fundit kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur me punën e Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat