Ahmeti - Timonie: BDI mbështet reformat

Maqedonia

Ahmeti - Timonie: BDI mbështet reformat

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:06
Foto

Ahmeti theksoi rëndësinë e zbatimit të reformave në drejtim të sundimit të së drejtës dhe plotësimin e standardeve evropiane duke shtuar pritjen e tij për arritjen e konsensusit me opozitën rreth projekteve reformuese. 

“BDI është tërësisht e përkushtuar për të mbështetur dhe zbatuar reformat me shpresën që në qershor këto përpjekje tona do të vlerësohen nga Brukseli”, tha kryetari Ahmeti. 

Nga ana e tij, diplomati francez shprehu pikëpamjet e vendit tij mbi zhvillimet në vend, rajon dhe BE, ndërsa theksoi mbështetjen e Parisit për Maqedoninë e Veriut.

Në takim u bisedua edhe për dialogun Prishtinë – Beograd, si dhe  rreth procesit të ndërtimit të BDI-së për dy dekadat e ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat