Mickoski: Qytetarët ndjehen të mashtruar nga pushteti

Maqedonia

Mickoski: Qytetarët ndjehen të mashtruar nga pushteti

Më: 27 mars 2019 Në ora: 18:56
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kishte takime me qytetarët e Novo Sellos. Ai pranë të pranishmëve tha se bujqësia është në rënie të vazhdueshme, ndërsa pushteti theu rekord sa i përket kriminalitetit dhe varfërisë.

Mickoski tha se në gjithë shtetin qytetarët po ndjehen të mashtruar dhe se s’ka asgjë nga premtimet e pushtetit për mbështetjen e bujqve duke përmendur se nuk ka naftë të gjelbër dhe as mbështetje për plasimin e prodhimeve bujqësore.

“Këtu s’ka asgjë nga ajo që Zaev me krenari e deklaron. Populli këtu lufton me vështirësi”, thotë Mickoski.

Ai porositi që pikërisht për shkak të mos realizimit të premtimeve, pushteti duhet të dënohet dhe se kjo duhet të bëhet në zgjedhjet e ardhshme që nuk janë vetëm për zgjedhjen e kryetarit të shtetit por që do ta përcaktojnë drejtimin se ku do të lëviz Maqedonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat