Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga fruthi në Strugë

Maqedonia

Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga fruthi në Strugë

Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:00
Ilustrim

Në Strugë vazhdon të rritet numri i të prekurve nga Fruthi. Sot janë shënuar dy raste të reja, ndërsa numri i përgjithshëm ka mbërritur në 26. Nga spitali i Strugës thonë se dy ditët e fundit pas shpalljes së epidemisë së fruthit është rritur numri i prindërve që i sjellin fëmijët e tyre për vaksinim.

Në Strugë ditët e fundit u infektuan gjithashtu edhe shtatë punonjës shëndetësor. Ndërsa, nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër, sigurojnë se ka vaksina të mjaftueshme. – tha Mentor Ibraimi, Doktor i Mjekësisë shkollore

“Në çdo moment, Qendra e Shëndetit Publik është në dispozicion me një numër të mjaftueshëm të vaksinave kundër fruthit, për të gjithë ata që kanë nevojë nga 12 muaj deri në 45 vjeç. Duke pasur parasysh që numri tashmë ka tejkaluar 24 persona me fruth, presim që ky numër të rritet në 10 deri 15 ditët e ardhshme”, theksoi Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës për Shëndetësi Publike – Ohër

Shkollat dhe kopshtet në Strugë u udhëzuan, që të rrisin nivelin e higjienës, të respektohen rekomandimet për dezinfektim dhe ajrosje të hapësirave, por edhe të mos pranohen fëmijë të pa-vaksinuar. Autoritetet shëndetësore presin që epidemia të vazhdojë të përhapet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat