Deputetët e pavarur: PSP duhet të vazhdojë me punën e saj

Maqedonia

Deputetët e pavarur: PSP duhet të vazhdojë me punën e saj

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:31
Deputetja Kançevska-Mileska

Pas dy takimeve të pasuksesshme, grupet punuese të pushtetit dhe opozitës sot do të bëjnë përpjekje të reja që të arrijnë pajtueshmëri për ligjin për prokurori publike, në të cilën rregullohet edhe statusi i PSP-së.

Të dyja palët, edhe pse insistojnë në qëndrimet e tyre, thonë se bisedimet nuk kanë dështuar.

Mirëpo deputetët e pavarur, të cilët u përjashtuan nga OBRM-PDUKM, thonë se ata mbështesin vazhdimësinë e punës së PSP-së

“Qëndrimi i deputetëve të pavarur në lidhje me PSP-në është se prokuroria duhet të vazhdojë me punën. Kemi vërejtjet tona për ligjin dhe ato do t’i paraqesim kur do të fillojë debati. Gjithashtu mendojmë se duhet të ketë konsensus rreth kësaj çështje nga të gjithë subjektet politike”, deklarojnë deputetët e pavarur për “Nezavisen Vesnik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat