Mbaroi takimi Zaev – Kasami: Ja cilat janë kërkesat e BESËS

Maqedonia

Mbaroi takimi Zaev – Kasami: Ja cilat janë kërkesat e BESËS

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:59
Takimi Zaev - Kasami

Lideri i Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev në vazhdën e sigurimit të 80 vota për Ligjin e Prokurorisë Publike, me theks të veçantë fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), sot do të realizojë takime me liderët opozitarë shqiptarë, transmeton Portalb.mk.

Të parin që e takoi ishte lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Pas takimi Kasami tha se kërkesë e tyre është që PSP-ja të funskionojë siç ka funksionuar deri tash, dhe “bombat” të përdoren si indice dhe dëshmi në raste gjyqësore.

“Ne si Lëvizje BESA e përkrahim funksionimin e PSP me gjithë kapacitetin e saj, këtu dua të ngrit faktin e vlefshmërisë së përgjimet, dhe ti përmbyllë të gjitha lëndët që dalin nga përgjimet. I dhamë propozimet tona, komfor marrëveshjes, që amendamentet të jenë zgjidhje. Synojmë që bombat të përdoret si dëshmi dhe indice”, tha Kasami.

Ndërkaq i dyti do të takohet lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Jo zyrtarisht thuhet se takimi Zaev – Kasami ka filluar në ora 09:00 dhe ende është duke vazhduar, ndërkaq Zaev-Sela pritet të realizohet pas përfundimit të takimit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat