Zaev: Kompanitë që janë në bursë, janë më tërheqëse për investitorët e brendshëm dhe të jashtëm

Maqedonia

Zaev: Kompanitë që janë në bursë, janë më tërheqëse për investitorët e brendshëm dhe të jashtëm

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:37
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në "Berzën e Maqedonisë"

Bursa e Maqedonisë së Veriut dhe tregu i kapitalit janë pjesë e rëndësishme e funksionimit të ekonomisë së vendit tonë në rolin dhe funksionin që kanë për rritjen e zhvillimit të ekonomisë dhe kompanive, tha sot kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e 20 vjetorit të Bursës së Maqedonisë së Veriut në Ohër, njofton “Meta”, përcjell Portalb.mk.

Ai shtoi se shteti është këtu që të garantojë dhe sigurojë kushte transparente, të lira dhe tregtare në lidhje me ekonominë, por edhe klimë atraktive të biznesit me mundësi të barabarta, kushte tregtare dhe rregulla për kompanitë.

“Transparenca e kompanive të bursës i bën më tërheqëse për investuesit e brendshëm dhe të huaj dhe ndikon pozitivisht në menaxhimin e tyre koorporativ që njëkohësisht ka efekte pozitive në kualitetin e instrumenteve financiare të tregut në kapital. Zhvillim i ardhshëm i bursës dhe tregut të kapitalit patjetër duhet të jetë qëllim i ynë i përbashkët si segment i rëndësishëm i cili kontribuon për hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Zaev.

Qarkullimi i bursës së Maqedonisë gjatë vitit të kaluar është rritur për 120% në krahasim me vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat