Angjushev ka një lajm të mirë pë rrogat

Maqedonia

Angjushev ka një lajm të mirë pë rrogat

Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:45
Koço Angjushev

Ekonomia në Republikën e Maqedonisë Veriore ka vazhduar të rritet, ka filluar aktivitetet në të gjithë sektorët, duke rezultuar me një reduktim të ndjeshëm të papunësisë dhe rritje të presionit në tregun e punës për të rritur pagat mesatare, tha zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në të cilën e paraqiti modelin për mbështetjen e ndërtimit të centraleve të reja fotovoltaike në tokat publike dhe private.

Angjushev rikujtoi se Qeveria e mori ekonominë me një normë negative rritjeje prej -1.7 për qind, por, siç vuri në dukje, që atëherë, normat e rritjes kanë një trend të vazhdueshëm pozitiv.

“Në tremujorin e fundit të vitit 2018, norma e rritjes ishte 3.7 për qind dhe ne presim një rritje pozitive të bruto prodhimin vendor në tremujorin e parë të vitit 2019. Bruto prodhimi vendor në vendin tonë gjenerohet nga ndërtimi, industria dhe bujqësia, si tre degë kryesore, si dhe nga tregtia që rezulton nga tre të degët e mëparshme.

Ndërtimi është shumë aktiv dhe kur është fjala për rrugët, hekurudhat, tubacionet e gazit, por edhe me investitorët privatë, në segmentin e ndërtesave industriale dhe rezidenciale. Industria ka lëvizje serioze në janar të 2019 kur në prodhimin industrial pati një rritje prej mbi 12 për qind, ndërsa në bujqësi ne shohim një rritje në zonat e mbjella, ne presim shifra pozitive kur është fjala për rritjen e Prodhimit Bruto Vendor në vitin 2019″, tha zëvendëskryeministri Angjushev.

Sa i përket zvogëlimit të papunësisë dhe rritjes së pagave, zëvendëskryeministri theksoi se ai pret ulje të mëtejshme të shkallës së papunësisë, si dhe rritje të pagave, si rezultat i hapjes së vendeve të reja të punës, kryesisht në sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat