Gjykata e Lartë ia heq arrestin shtëpiak Mijallkovit për rastin “Perandoria”

Maqedonia

Gjykata e Lartë ia heq arrestin shtëpiak Mijallkovit për rastin “Perandoria”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:18
Sasho Mijallkov

Gjykata e Lartë në Shkup më 27 mars të këtij viti ka marrë vendim për ankesën e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov për rastin “Perandoria” dhe ia ka shfuqizuar masën e arrestit shtëpiak.

Sipas aryetimit të gjykatës më të lartë, vendimi është marrë në pajtim me mendimin themelor ligjor në seancën e mbajtur më 30 janar 2019, pasi masa e arrestit shtëpiak ndaj të akuzuarit Sasho Mijallkov është vendosur me kërkesë të PSP-së, e cila sipas Gjykatës së Lartë, nuk është paditës i autorizuar në këtë procedurë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë Mijallkov do të mbetet në arrest shtëpiak, pasi masa e tillë i është shqiptuar në rastin “Titanik 2”, ku u dënua me tre vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat