Negociatat për DSK-në kah fundi, komunikimin në internet do ta monitorojë vetëm ATO-n

Maqedonia

Negociatat për DSK-në kah fundi, komunikimin në internet do ta monitorojë vetëm ATO-n

Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:20
Foto Ilustrim

Janë duke përfunduar negociatat midis qeverisë dhe opozitës mbi ligjin e ri për Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), e shndërruar në Agjenci për Siguri Nacionale (ASN), mësoi “NOVA” nga ekipet negociuese, transmeton Portalb.mk.

Pas kritikave nga ekspertët se ligji lë hapësirë për abuzime të reja dhe përgjim masiv, po mendohet që të pranohen sugjerimet e ekspertëve ashtu që pajisjet teknike të ish DSK-së të cilat mund të përdoren përcjellje, të vendosen në Prokurorinë Publike, ndërsa për t’i përdorur ato, DSK-ja duhet të paraqesë kërkesë në Prokurori. Pas përfundimit të operacionit, DSK-ja do të duhet të dorëzojë një raport – se për çka është përdorur pajisja dhe kush e ka përdorur atë.

Përveç kësaj, ekipet negociuese janë pajtuar se internet komunikimi nuk mund të jetë përgjegjësi e Agjencisë së re për Siguri Nacionale (ish DSK), por monitorimi i komunikimit në internet do të jetë përgjegjësi vetëm e Agjencia Teknike Operative (ATO).

Organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët e sigurisë theksojnë që zgjidhja e re ligjore duhet të pësojë ndryshime për të parandaluar mundësinë e abuzimit të ri të fuqisë së ATO për përgjim të paautorizuar dhe regjistrim të individëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat