Popovska: Ekziston mundësia që opozita t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë

Maqedonia

Popovska: Ekziston mundësia që opozita t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë

Më: 29 mars 2019 Në ora: 20:49
Liljan Popovska

Ish-kryetarja e RDM-së, Liljan Popovska, tha se ekziston mundësia që opozita t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale në rrethin e dytë. Sipas asaj kjo mund të ndodhë nëse kandidati i OBRM-PUKM-së, Gordana Siljanovska, merr vota shumë më pak nga kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski.

“Frikësohem se si do të reagojë opozita, mund që të ndodh me provokime të vetëdijshme pas marrjes së rezultateve të dobëta dhe të dalin të thonë se zgjedhjet kanë qenë të kurdisura, dhe se nuk i pranojnë. Në këtë rast parashikoj bojkot të zgjedhjeve në rrethin e dytë nëse do të ishte dallimi i madh i rezultateve në rrethin e parë në të mirë të Pendarovskit. Frikësohem që opozita mos ta bëjë këtë gabim. Kjo do të ishte një gabim i madh për Maqedoninë dhe vetë opozitën. Do të hynin në një hapësirë vakante dhe të dëmtohemi”, tha Popovska në emisionin “Samo Vistina”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat