Shpërthen zjarr në Prespë, përfshihet edhe Parku Kombëtar “Galiçica”

Maqedonia

Shpërthen zjarr në Prespë, përfshihet edhe Parku Kombëtar “Galiçica”

Më: 29 mars 2019 Në ora: 21:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më shumë se tre hektarë pyje janë përfshirë nga zjarri në rajonin e Prespës, në afërsi të vendbanimit Otshevo dhe Sirhan, ndërsa zjarri është zgjeruar edhe drejtë Parkut Kombëtar “Galiçica”.

Për momentin në takim të jashtëzakonshëm janë shtabi i krizës së Komunës së Resnjës, ndërsa banorët e fshatrave përeth thonë se janë pa energji elektrike.

Zjarrfikësit thonë se nuk ka shpërthyer vetëm një zjarr, por shpërthime të zjarrit ka në shumë vende. Shtabi i kizave pritet të marrë një vendim për të aktivizuar aeroplanë për shuarjen e zjarrit mirëpo kushtet e vështira gjatë natës mund dhe ta pamundësojnë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat