Nisi shuarja e zjarrit me aeroplan në Sasa, banorët dhe shtëpitë e tyre janë të sigurt

Maqedonia

Nisi shuarja e zjarrit me aeroplan në Sasa, banorët dhe shtëpitë e tyre janë të sigurt

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:34
Ilustrim

Zjarri në fshatin Sasa ende është aktiv, por është nën kontroll.

Aksioni, siç njofton Malin Trajçevski, komandat i Njësisë territoriale kundër zjarrit të Makedonska Kamenicës, nga mëngjesi zjarri është shuar me ndihmën e aeroplanëve.

“Janë shpëtuar amvisëritë e banorëve të fshatit Sasa. Banorët e lagjes Axhii janë përsëri janë në shtëpitë e tyre të cilët në aksionin e mbrëmshëm të Njësisë territoriale kundër zjarrit, ekipet e Pyjeve kombëtare, policia pyjore me mbështetjen e ndërmarrjes publike ‘Kamena Reka’ ia dolën të shpëtonin nga zjarri”, tha Trajçevski.

Ekipet  mbeten në terren deri në shuarjen e zjarrit, e cila është vështirësuar nga era e fuqishme dhe terreni i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat