OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM e çon sistemin e mbrojtjes sociale në humnerë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria e LSDM e çon sistemin e mbrojtjes sociale në humnerë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:41
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaevët dhe karteli kriminal secilën ditë po zgjerojnë bizneset dhe rrisin pasurinë, ndërsa kategoritë sociale po varfërohet”.

“Qeveria e LSDM e udhëhequr nga Zoran Zaev e çon sistemin e mbrojtjes sociale në humnerë. Në vend se të kujdesen për kategorinë më të prekur të qytetarëve siç premtonin para zgjedhjeve, ata vazhdimisht i shkurtojnë të drejtat e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga OBRM-PDUKM thonë se grupi kuvendar i LSDM në seancën e djeshme kuvendare refuzoi të gjitha amendamentet e propozuara nga OBRM-PDUKM dërguar për Ligjin për mborjtje sociale.

“LSDM së bashku me ministren e Punës dhe Politikës sociale, Mila Carovska në vend se të mundësojnë realizimin e sa më shumë të drejtave në këtë fushë, ata angazhohet për heqjen e tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se ky pushtet hoqi të drejtat e garantuara të cilët kishin masa të garantuara për fëmijën e tretë dhe të katërt.

LSDM në fushën e mbrojtjes sociale, sipas partisë opozitare maqedonase, tregon pakujdes të plotë ndaj qytetarëve dhe se vazhdojnë vetëm me politikat e tyre mashtruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat