Sazdov: Policia kufitare s’ka ujë, rrymë, ndërsa automjetet e dhuruara nuk kanë karburant

Maqedonia

Sazdov: Policia kufitare s’ka ujë, rrymë, ndërsa automjetet e dhuruara nuk kanë karburant

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:43
Dejan Sazdov

Sindikata e pavarur e policisë akuzon se policia kufitare është e izoluar, pa komunikim me shërbimet tjera të MPB-së, por edhe pa ujë dhe rrymë.

Zëdhënësi i sindikatës, Dejan Sazdov, tha se ministri Oliver Spasovski i ka thirrur në mbledhje që të gjendet mënyrë për përmirësimin e gjendjes së të punësuarve në MPB, por asgjë nuk ka ndërmarrë. SPP akuzoi Spasovskin se ai ndaluar shoqërimin sindikal, dhe se ata nuk janë pjesë e marrëveshjes kolektive të MPB-së.

“Të punësuarit janë me uniformë të huazuar, secili siç është gjendur. Pantallonat çeke, çizmet sllovake dhe polake, i prezantuan, e më pastaj i ‘fshehët’. Armët janë më të vjetra se 50 vite. Çfarë na duhen automjete bashkëkohore kur nuk kemi tender për servisimin e tyre. Të mos përmendim se në muajt janar dhe shkurt s’ka pasur karburant”, tha Dejan Sazdov.

Sindikata e pavarur e policisë thotë se ministri Spasovski i ka injoruar.

Sazdov tha se do të kërkojnë ndihmë edhe nga Avokati i Popullit dhe se për gjendjen në MPB, sindikata do ta njoftojë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës që përgatit mendim për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat