Grupet e punës, Xhaferi i kundërpërgjigjet Deskoskës

Maqedonia

Grupet e punës, Xhaferi i kundërpërgjigjet Deskoskës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sërish kundër ministres së drejtësisë. Pasi Renata Deskoska tha se VMRO-DPMNE mos caktimin e seancës për votimin e Ligjit për prokuroritë deri në zgjedhje, do ta përdor si argument që të mos nxitohet për procesin e negociatave, Xhaferi, mbrëmë ia kundërpërgjigj në rrjetet sociale.

Nuk duhet të ketë pretendime se mungesa e suksesit të negociatave duhet të mbulohet nga Kuvendi. Grupet negociuese nuk kanë siguruar shumicën e dy të tretave .Për atë se kush kujt i argumenton do të gjykojnë qytetarët – tha Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit.

LSDM-ja kërkon që me Ligjin për prokurori ta përcaktojë ardhmërinë e PSP-së, pasi mbyllet raporti për progresin e vendit. PSP-ja dhe zgjedhje të pastra presidenciale janë detyrat e shtëpisë për Maqedoninë e Veriut, të cilat me patjetër duhet të plotësohen, tha ministri i jashtëm Nikola Dimitrov në emisionin “360 Gradë”.

Ne patjetër duhet t’i rrisim shanset për sukses dhe përfundimisht të fillojmë negociata aderuese me Bashkimin Evropian, qasje deri tek fondet e kohezionit etj. T’ua bëjmë të gjithë vendeve anëtare të pakëndshme dhe të vështirë që të mos na mbështesin. Nuk guxojmë të lëmë çështje që mund të jenë justifikim ose bazë për qëndrim negativ –  tha Nikola Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme.

Bilal Kasami nga BESA është i bindur se do të gjenden 80 vota në Parlament që PSP-ja të mund ta përfundojë misionin e saj.

Deri në edicionin e këtyre lajmeve nga Ministria e Drejtësisë, nuk ka konfirmim zyrtar nëse këtë fundjavë vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së rreth amendamenteve të opozitës për Ligjin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat