Angellov: Zgjedhjet demokratike dhe miratimi i ligjeve janë faktorë kyç për eurointegrimet - Bota Sot
Angellov: Zgjedhjet demokratike dhe miratimi i ligjeve janë faktorë kyç për eurointegrimet

Maqedonia

Angellov: Zgjedhjet demokratike dhe miratimi i ligjeve janë faktorë kyç për eurointegrimet

Më: 30 mars 2019 Në ora: 17:24
Angell Angellov

“Zbatimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike dhe ligjet që Kuvendi duhet t’i miratojë që të mund të përfshihen në raport, janë faktorë kyç për eurointegrimin e vendit”, thotë ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angell Angellov.

Në intervistë për AIM, ai thotë se Maqedonia duhet të zbatojë reforma për vendet skeptike.

Sipas tij përgjigja në pyetjen nëse vendi mund të presë në qershor datë për nisjen e bisedimeve, është komplekse sepse ndikojnë shumë faktorë siç është Brexit, ku është e përqendruar e gjithë vëmendje e BE-së, më pastaj definimi i Buxhetit të BE-së, ku ka debate të mëdha në BE, si dhe zgjedhjet në Kuvendin Evropian, për shkak se siç thotë ai, raprotet për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë do të publikohen pas zgjedhjeve për Kuvendin Evropian, për të mos u përdorur gjatë fushatës.

“Kjo mendoj se është mirë për ju, për shkak se fituat kohë shtesë për t’i mbaruar detyrat e juaja. Edhe te ju do kë ketë zgjedhje dhe ju jeni të përqendruar në to, që është normale, por duhet të ketë rezultate”, tha ambasadori Angellov duke shtuar se duhet të ketë zgjedhje demokratike dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut t’i miratojë disa ligje që janë në raport për t’i bindur shtetet skeptike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...