Zjarret kaplojnë Maqedoninë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Maqedonia

Zjarret kaplojnë Maqedoninë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 30 mars 2019 Në ora: 18:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shumë rajone të Maqedonisë së Veriut janë përfshirë nga zjarret si malet e Dellçevës, në disa zona të Likovës, Llakavicës në Zhelinë, Haraçinës, Manastirit, Velesit, Prespës, Shkupit e Ohrit.

Situata më e rëndë paraqitet në Veles ku zjarrfikëset po luftojnë me dy zjarre aktive. Në Draçevë zjarri ka përfshirë edhe hekurudhën ndërsa në Llakavicë të Zhelinës ku për shkak të djegies së shtyllave elektrike fshati ka mbetur ka energji.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim thonë se kanë situatën nën kontroll dhe se presin që të lokalizojnë dhe shuajnë të gjitha zjarret. Ata u bëjnë apel edhe Komunave që të japin maksimumin në shuarjen e zjarreve para se të kërkojnë ndihmë në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat