Restaurohen pajisjet urbane në parkun e Gazi Babës në Shkup

Maqedonia

Restaurohen pajisjet urbane në parkun e Gazi Babës në Shkup

Më: 30 mars 2019 Në ora: 19:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksioni për pastrimin dhe restaurimin e pajisjeve urbane në parkun e Gazi Babës vazhdon edhe këtë fundjavë.

Ekipet e ndërmarrjes publike komunale “Gazi Baba” dhe ndërmarrjes publike “Parqe dhe gjelbërim” sot në terren pastruan parkun në Gazi Babë, dhe u vendosëm pajisje të reja urbane.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të rigjallërohet parku si vend për pushim dhe rekreacion për qytetarët.

“Për fat të keq edhe pse fundjavën e kaluar gjatë aksionit u vendosën pajisjet urbane, pas disa ditëve u shkatërrua. Sot, gjatë këtij aksioni u krye intervenim dhe u restaurua pajisjet e dëmtuara. Ju bëjmë apel qytetarëve t’i mirëmbajnë pajisjet urbane në park dhe në gjithë komunën”, thonë nga komuna e Gazi Babës.

Sipas komunës, vetëm në këtë mënyrë parqet nuk do të shndërrohen në deponi, ndërsa pajisjet urbane do të jetë në funksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat