Avokati i Popullit: Të paraqitet secila formë e trysnisë gjatë kohës së fushatës

Maqedonia

Avokati i Popullit: Të paraqitet secila formë e trysnisë gjatë kohës së fushatës

Më: 31 mars 2019 Në ora: 16:38
Avokati i popullit

Avokati i Popullit i rikujton qytetarët për rëndësinë e të drejtës së zgjidhjes dhe mënyrës së realizimit të kësaj të drejte. Në të njëjtën kohë ju bën apel institucioneve dhe të gjithë tjerëve për obligimin dhe përgjegjësinë për krijimin e kushteve reale për mundësimin, respektimin dhe realizimin e të drejtës së votës të qytetarëve, si dhe rregullat për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

“Secili ka të drejtë të deklarohet për opsionin e vet. Qytetarët janë ata që vendosin. Askush në emër të tyre, nëpërmjet formave të ndryshme të trysnive, kërcënimeve të vendos. Qytetarët nuk duhet të heshtin, përkundrazi duhet të jenë aktiv, për këtë shkak duhet në kohë të paraqesin parregullsitë nga secili lloj për ta mbrojtur të drejtën e tyre, dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë në demokratizimin e procesit zgjedhor në përgjithësi. Pikërisht për këtë, Avokati i Popullit i inkurajon të gjithë, menjëherë pa dyshime të paraqesin secilin lloj të trysnisë, shkeljes së të drejtave, në linjën telefonike falas të Avokatit të Popullit 0800 54321, apo te zyra në Shkup apo zyrat rajonale në vend”.

Avokati i Popullit thotë se në kohë dhe në mënyrë efikase do të intervenojë te të gjitha rastet e paraqitjes së shkeljeve të të drejtës së votës, dhe të njëjtën e pret nga gjithë organet tjera.

Avokati i Popullit, apel të veçantë ju dërgon të gjithë atyre që janë në pozita udhëheqëse dhe personat tjerë në administratën publike, të mos guxojnë në asnjë mënyrë të kryejnë frikësim apo trysni ndaj të punësuarve.

“Avokati i Popullit i inkurajon të gjithë të punësuarit në administratë dhe personat tjerë, pa dyshime dhe frikë që veprimet e tilla duhet t’i paraqesin deri te institucionet kompetente dhe deri te Avokati i Popullit, që pa përjashtim do të garantojë fshehtësinë e të dhënave”, thonë nga zyra e Ombudsmanit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat