LSDM-ja hap shtab edhe në fshatin Sllatinë të Tetovës

Maqedonia

LSDM-ja hap shtab edhe në fshatin Sllatinë të Tetovës

Më: 2 prill 2019 Në ora: 11:40
Pamje nga hapja e shtabit

Dje partia maqedone në pushtet LSDM-ja ka hapur edhe një shtab edhe atë në Sllatinë të Komunës së Tearcës.

Në hapjen solemne të shtabit, ka qenë prezent kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Nga fotografia që aritëm ta sigurojm, mund të shihet se prezent në hapjen e shtabit kanë qenë vetëm përkrahës të LSDM-së por jo edhe përkrahës apo aktivist të BDI-së dhe PDSH-së të cilët poashtu qëndrojn pas kandidaturës së Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale.

Përndryshe në këtë fshat, LSDM-ja ka pasur shtab edhe gjatë zgjedhjeve lokale, ku kishte edhe këshilltarë shqiptarë nga Sllatina në listën e LSDM-së.

LSDM-ja në zgjedhjet presidenciale do të kandidojë me Stevo Pendarovskin që u përkrah nga 31 parti në mes tyre edhe nga BDI-ja, PDSH-ja, Alternativa tek blloku shqptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat