Është ngritur aktakuzë për rastin “Pasaporta”, janë falsifikuar pasaporta për emigrantët

Maqedonia

Është ngritur aktakuzë për rastin “Pasaporta”, janë falsifikuar pasaporta për emigrantët

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:49
Shkup

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nëpërmjet një kumtese të dërguar në media njofton se është ngritur aktakuzë kundër tre personave, shtetas të Maqedonisë të cilët kanë falsifikuar pasaporta për emigrantët.

Sipas aktakuzës, nga qershori i vitit 2016 deri në muajin gusht të vitit 2018 i dyshuari i parë, si organizator i grupit kriminel së bashku me maqedonas tjerë dhe shtetas të huaj, ka siguruar dokumente të falsifikuara të emigrantëve potencial të cilët nuk kanë mundur të marrin viza të rregullta për në SHBA dhe Kanada, pastaj i ka transferuar përmes kufirit shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përmes rutës së marrë vesh paraprakisht i ka dërguar deri në Guatemalë, Meksikë, Kostarikë, që të mund prej atje përmes kufirit ilegal, të ashtuquajtur kufi i gjelbër nga Meksika të arrijnë në vendet e destinacionit përfundimtar – SHBA dhe Kanada.

Si pjesë të grupit ndërkombëtar kriminal ka pasur nga Shqipëria, Spanja dhe nga shtetet tjera.

Gjatë vitit 2017 dhe gjysmën e parë të vitit 2018, grupi pasi përherë të parë zhvilloi takim me emigrantët  – shtetas të Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë, kanë kryer rekrutimin e tyre, pas të cilit u kanë organizuar udhëtim nga vendet ame, përmes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Republikës Dominikane deri në vendet e destinacionit përfundimtar SHBA dhe Kanada.

Grupi ka siguruar dokumente të falsifikuara për emigrantët potencial, kanë rezervuar dhe blerë bileta për udhëtim me autobus dhe avion, kanë rezervuar dhe paguar qëndrim të emigrantëve në hotele të vendeve të rutës. Për këtë u janë paguar nga 20.000 deri në 25.000 dollarë në emigrant.

Prokuroria kërkon vazhdim të masës paraburgim për të akuzuarit të cilët do të përgjigjen për “Organizimin e grupit dhe nxitjen e kryerjes së veprave tregti me njerëz, tregti me fëmijë dhe kontrabantimin me emigrantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat