Banka Botërore: Maqedonia e Veriut me rritje ekonomike mbi mesataren rajonale

Maqedonia

Banka Botërore: Maqedonia e Veriut me rritje ekonomike mbi mesataren rajonale

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:37
Banka Botërore

Banka Botërore sot ka prezantuar raportin e rregullt gjashtëmujor ekonomik për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit parashihet që rritja e mëtutjeshme e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në periudhën 2019-2020 të jetë me një normë mes 3.5 dhe 3.7 për qind ndërkohë që Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të kenë një rritje mbi mesataren rajonale.

Rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 është rikthyer në nivelin prej 2.7 për qind, kryesisht nga shkaku i konsumit dhe eksporteve neto, ndërsa investimet filluan të rimëkëmben, thuhet në raportin e rregullt gjashtëmujor të Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shefja e ekipit që menaxhon zyrat e BB-së në Ballkanin Perëndimor, Galina Vincetet, theksoi se Raporti i Rregullt Ekonomik (RIE) mbulon zhvillimin ekonomik, perspektivat dhe politikat ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, më saktësisht në shtetet si Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, transmeton Anadolu Agency.

“Parashihet që rritja e mëtutjeshme e ekonomive të Ballkanit Perëndimor në periudhën 2019-2020 të jetë me një normë mes 3.5 dhe 3.7 për qind ndërkohë që Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të kenë një rritje mbi mesataren rajonale. Megjithatë këto gjasa stabile, mund të pësojnë nga rreziqe të caktuara, të cilët janë të brendshme dhe të jashtme”, tha ajo, për të shtuar se nevojiten më shumë vende në Ballkan pasi papunësia është ende e lartë.

Në raport nënvizohet se Maqedonia e Veriut me zgjidhjen e mosmarrëveshjes disa dekadashe me Greqinë për çështjen e emrit, hapi mundësitë për përparim në lëmin e reformave dhe me një shtejtësi po i afrohet BE-së dhe integrimit në tregjet botërore.

“Rritja në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar ishte 2.7 për qind, që ishte një rikuperim nga stagnimi në vitin 2017, me një rritje që është rezultat i kryesisht konsumit dhe eksportit. Ështrë vërejtur një rikuperim edhe tek investimet, ndërkohë që papunësia vazhdoi të bie në nivelet më të ulëta rekorde”, tha Bojan Shimbov, ekonomist në Zyrën e Bankës Botërore në Shkup.

Borxhi publik i Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 ka shënuar një rritje krahasuar me vitin paraprak dhe arriti në 49 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), thuhet në raportin e BB-së.

Ndonëse huamarrja po rritet ndërkohë që në shumicën e vendeve të rajonit po zvogëlohet, ekonomistët nga ky institucion financiar ndërkombëtar thanë se nuk janë të shqetësuar pasi i njëjti është në nivel të matur duke shtuar se borxhi publik këtë vit do të arrijë mbi 51 për qind të PBB-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat