Dy ditë pas aksidentit në Llaskarcë, “Durmo Tursi” ka marrë tender për transport të nxënësve

Maqedonia

Dy ditë pas aksidentit në Llaskarcë, “Durmo Tursi” ka marrë tender për transport të nxënësve

Më: 2 prill 2019 Në ora: 17:41
Ilustrim

Dy ditë pas aksidentit në Llaskarcë, në të cilën humbën jetën 16 persona shumica nga Gostivari, ndërmarrja “Durmo Turs”, ka fituar tender për transportim të nxënësve. Tenderi është nënshkruar më 15 shkurt, kurse dje ështëpublikuar në ueb faqen e Furnizimeve Publike.

Siç njofton Laboratori i Raportues Hulumtues, tenderi është publikuar nga Shkolla e Mesme “Negotinë” në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit. Marrëveshja parasheh që “Durmo Tursi” deri në fund të vitit 2019-të duhet të realizojë transportin e nxënësve të shkollës së mesme nga shtëpia në shkollë, dhe anasjelltas. Kriter përzgjedhës ishte çmimi më i volitshëm.

Sipas tenderit, “Durmo Tursi” ka ofruar 700 denarë, ndërkaq ndërmarrja konkurrente 3300 denarë. Vlera totale e tenderit është 27.600 euro.

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari dhe drejtori i shkollës kanë qenë të pakapshëm.

Hetimi i Prokurorisë Themelore Publike tregoi se shkak i aksidentit kanë qenë mosfunskionimi i frerëve dhe shpejtësia e madhe prej 99 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat