Siljanovska: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë

Maqedonia

Siljanovska: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë

Më: 2 prill 2019 Në ora: 23:35
Siljanovska Davkova

“Nëse zgjedhem presidente, do të zgjedh njerëz të cilët në dritë të vërtetë do ta prezantojnë dhe nuk do ta turpërojnë Maqedoninë nëpër botë. Do të emëroj juristët më të mirë në Gjykatën kushtetuese, njerëzit më profesionalë në Këshillin për Siguri, do të mendoj në guvernator më të kualifikuar, do të ndajë çmime vetëm për më të mençurit, veto do të vendos çdoherë kur Kushtetuta do të shkelet, ndërsa juve çdoherë do t’u kam në mendje kur do të mbajë fjalim në Kuvend, jo vetëm një herë në vit, por shumë herë. Do të jem presidnete e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së profesoresha, Gordana Siljanovska Davkova në tubimin e sotshëm në Strugë.

Para struganëve, ajo e kërkoi besimin në zgjedhjet e presidenciale, duke folur për gjendjen aktuale politike në shtet. Në fjalimin e saj Siljanovska Davkova vërejti se sot, siç tha, 75 vjet pas KAÇKM-së, për herë të parë në një vizitë zyrtare nuk e dëgjuam himnin shtetëror.

“Tërë rrëfimi i Maqedonisë është tek himni, në luftën për drejtësi. Sot kryeministri i ka shkelur Ligjin për stemën, flamurin dhe himnin. Ligj që miratohet me shumicë prej dy të tretave. Ligj ku thuhet se në çfarëdo takimi zyrtar duhet të intonohen himnet e dy shteteve”, tha Siljanovska Davkova.

Ajo përkujtoi se gjatë miratimit të Marrëveshjes së Prespës, ka bërë me dije se “gjëja e ardhshme që do të ndryshohet është himni”.

“Shtet pa himnin nuk ka simbol të rëndësishëm. Himni është Maqedonia. Nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona”, tha mes tjerash kandidatja për president e VMRO-DPMNE-së.

Lideri i partisë Hristian Mickovski u bëri thirrje struganëve që të dalin në zgjedhjet presidenciale më 21 prill që, siç tha, të fitojë drejtësia për Maqedoninë, pasi, sipas tij, ajo që po i ndodh shtetit, nuk është drejtësi.

Edhe ai në fjalimin e tij u përqëndrua në vizitën e sotme të kryeministrit grek Aleksis Cipras, i cili është pritur pa intonimin e himneve të të dy shteteve, por se as nuk është rreshtuar Garda e Maqedonisë.

Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja kandidaten e tyre e prezantoi edhe në Resnjë dhe në Vevçani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat