Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” dhe “T.N.T”

Maqedonia

Seanca të reja për lëndët e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” dhe “T.N.T”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Sot vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Shenjestra” ku të akuzuar janë ish drejtori i drejtorisë së pestë në MPB Goran Gujevski, Nikolla Boshkoski, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, TOni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK dhe pesë persona tjerë nga e drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4.286 numra telefonikë, për të cilat nuk është dhënë urdhër gjyqësor.

Komunikimi është përcjellë para se të lëshohen edhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë të urdhëresave gjyqësore të 1.541 numrave apo gjithsej 5.827 numra telefonikë. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Në Gjykatën Penale gjithashtu është caktuar seancën për lëndën “T.N.T”, për rrënimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski. Për lëndën “T.N.T” akuzohen ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kreytari i komunës së komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për arsye të urrejtjes politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat