Dimitrov në Washington në mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s

Maqedonia

Dimitrov në Washington në mbledhje me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:08
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër merr pjesë në takim me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, që do të mbahet në Washington.

Ky është takim i parë në nivel ministrash ku merr pjesë ministri Dimitrov. Maqedonia e Veriut aktivisht do të merr pjesë si vend që ka marrë anëtarësinë për në NATO.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov në Washington udhëton me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve, Mike Pompeo.

Duke festuar 70-vjetorin e formimit të NATO-s, Washingtoni do të jetë nikoqir i disa ngjarjeve dhe solemniteteve, ku do të merr pjesë edhe Dimitrov.

Mes tyre është edhe konferenca “NATO Engages: The Allianceat 70”, ku Dimitrov bashkërisht me kolegun e tij Girogios Katrugalous do të flasin në temën “Trashëgimi dhe e ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s”.

Pritet që në konventë të marrin pjesë më shumë se 200 përfaqësues zyrtar të shteteve anëtare të NATO-s.

Dimitrov pritet të takohet me Pompeon dhe me Philip Reeker, ndihmës Sekretari Shtetëror. Ai do të ketë takime edhe me kongresistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore të ShBA-ve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat